Është një nga reperët më aktivë me këngë e videoklipe të reja të cilat dëgjohen shumë nga të rinjtë nëpër festa e në makinë me zë të lartë. Bëhet fjalë për Judovnik Boshnjaku i njohur me emrin Çartani i cili së fundmi në një intervistë për “Prive” ka zbuluar një të pathënë nga jeta private.

I pyetur nëse ka pasur histori dashurie me ndonjë kolege, Çartani u përgjigj me ‘Jo’, por nuk e mohoi që ka pasur “one night stand”.

“Histori dashurie jo, por një ‘one night stand’ po, ose edhe më shumë”, u shpreh reperi, por pa zbuluar se cila është ajo.

I pyetur nëse është aktualisht në një lidhje, Çartani u përgjigj: “Jo jam elektron i lirë”.





















