Të mërkurën (pasnesër) në Parlamentin e Gjermanisë do të zgjidhet qeveria e re, të cilën do ta udhëheq kancelarja Angela Merkel, raporton “Zeri.info”.
Kjo do të jetë qeverisja e katërt e Merkelit, vazhdimësi e koalicionit mes demokristianëve dhe socialdemokratëve.
Është interesant fakti se Gjermania me rreth 83 milionë banorë do ta ketë një qeveri shumë më të vogël se të Kosovës, e cila i ka më pak se 2 milionë banorë, raporton portali Zeri.info.
Qeveria e re Angela Merkel do t’i ketë gjithsej 16 Ministri, derisa Kosova i ka 21 Ministri dhe 75 zëvendësministra.
Kështu do të duket Qeveria e re e Gjermanisë:
1. Angela Merkel(kancelare)
2. Olaf Sholc(ministër i Financave)
3. Peter Altmajer(ministër i Ekonomisë)
4. Hajko Mas(ministër i Jashtëm)
5. Horst Zehofer( ministër i Brendshëm)
6. Ursula fon dej Lajen(ministre e Mbrojtjes)
7. Hubertus Hajl ( ministër i Punës)
8. Karatina Barli (ministre e Drejtësisë)
9. Andreas Shojer( ministër i Komunikacionit)
10. Anja Karlicek(ministre e Arsimit)
12. Jens Span (ministër i Shëndetësisë)
13. Fraciska Gifaj(ministre e Familjes)
14. Julija Klekner( ministre e Bujqësisë)
15. Svenja Sulce( ministre e Mjedisit)
16. Gerd Miler( ministër për Asistencë Zhvillimore)
17. Holge Braun ( ministër i Zyrës së kancelares) ./Zëri/
















