Binjaket e lindura në javën e 24-të, janë të mbijetuara më të vogla ndonjëherë në Indi.
Mikro motrat, që peshonin 600 dhe 620 gramë, u mbajtën për katër muaj nën kujdes intensiv në një maternitet në Udaipur, prej 25 tetorit të vitit të shkuar, transmeton Telegrafi.
Shristi dhe Dhristi kishin problem me frymëmarrje, pasi mushkëritë dhe zorrët nuk iu ishin zhvilluar si duhet.
Për 80 ditë, ato janë mbajtur në ventilatorët e veçantë, ndërsa për 25 ditë të tjera, nën kujdesin e repartit neonatal.
Gjatë kësaj kohe, atyre iu jepnin vetëm medikamentet e nevojshme, pas për t’ju rritur mushkëritë. Me anë të një tubi, ato ushqeheshin me gjërat esenciale për jetë.
Pasi shtuan dy kilogramë dhe respektivisht 1.95 kilogramë, ato u lëshuan në shtëpi, meqë konsiderohet se gjendja tyre është stabilizuar.
“Ishte një eksperiencë e gjatë dhe e mundimshme, e komplet ekipit. Vetëm 30 për qind e fëmijëve të lindur rreth kësaj kohe, mund të shpëtojnë” ka thënë Sunil Janged, që ishte specialisti i ekipit shëndetësor.
Prindërit e binjakeve, janë shumë të lumtur që ato mbijetuan, pasi për 21 vjet që janë të martuar nuk kanë mundur të kenë fëmijë, ndërsa kjo shtatzënësi erdhi përmes metodës IVF. /Telegrafi/