Përveç shkollave, nesër në grevë edhe fakultetet

E publikuar: 11/03/2018 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për nesër, është paralajmëruar se do të mbahet grevë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

Por përveç tyre, grevës së organizuar nga SBASHK, do t’i bashkohen edhe fakultetet, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar momente më parë, nënkryetari i kësaj sindikate, Lutfi Mani.

“Krahas shkollave fillore dhe të mesme, nesër (e hënë) hyjnë në grevë edhe fakultetet”, ka thënë shkurt Mani për klankosova.tv.