Pronarët e një klubi nate në Miami të Shteteve të Bashkuara, janë kritikuar ashpër nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, pasi që detyruan një kalë të futej në një aheng.
Kafsha është shqetësuar dhe nisi të tërbohej, para se të hidhte në dysheme valltaren që e kishte në shpinë, transmeton Telegrafi.
“Ky është abuzim i pastër me të drejtat e kafshëve, e palogjikshme të detyrohet kali të futet në atë mes” ishte një prej komenteve të shumta.
Ambienti i panjohur, zhurma dhe prania e shumë njerëzve, besohet se ishin shkaktarët e reagimit me rrëmbim.
Për fat të mirë, valltarja ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa nuk ka pësuar ndonjëri prej atyre që ndodheshin pranë. /Telegrafi/