Nëna e dy fëmijëve është duke fituar mijëra funte duke shitur qumështin e gjirit në internet burrave – për të cilët thotë ajo se po u ndihmon të “ndërtojnë” muskuj gjigant.
Rafaela Lamprou, 24-vjeç nga Qiproja, shtatë muaj më parë solli në jetë djalin që e pagëzoi me emrin Anjelo, por prej atëherë trupi i saj filloi të prodhoj më shumë sesa që kishte nevojë biri i saj, sa që nuk kishte hapësirë në dhomë ku ta lë, transmeton Telegrafi.
Por, ajo ka gjetur një mënyrë interesante për të mos e hedhur dhe kështu afro 500 litra qumësht gjiri po ua shet të huajve, duke fituar 4,500 funte.
Punëtorja e një hoteli fillimisht ua kishte dhuruar qumështin atyre nënave që kanë problem me prodhim të qumështit të gjirit, për të ushqyer foshnjat e tyre.
Por, me kalimin e ditëve, ajo e kuptoi se shumë të rinj janë të interesuar për qumështin e saj e në veçanti ata që janë të pasionuar pas “bodybulidingut”, dhe kështu filloi t’ua shet.
Tani Rafaela e cila jeton me bashkëshortin Alex, 33-vjeç, dhe dy fëmijët, u dërgon qumësht të gjithë atyre meshkujve që e paguajnë rregullisht.
“Shtatë muaj më parë solla në jetë djalin. Trupi im prodhonte aq shumë qumësht, sa që fillova të brengosem se çfarë duhet të bëjë me atë. Kështu fillova ta shpërndajë, por prapë se prapë më tepronte shumë dhe nuk kisha hapësirë në frigorifer”, ka deklaruar Rafaela.
Ajo ka pranuar se brenda 24 orë trupi i saj prodhonte 2 litra qumësht, që ua dhuronte nënave që kishin problem me prodhimin e qumështit të mjaftueshëm për foshnjat e tyre.
Por, pasi e kuptoi se për qumështin e saj janë të interesuar meshkujt që ushtron fitness, vendosi t’ua shet më pak se një funte litrin e qumështit të gjirit. /Telegrafi/