Ajo ditë më parë kishte postuar disa foto provokative, të cilat i kishte realizuar para se të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara.
Tani, Daffy është rikthyer përsëri por me foto të reja.
E besoni ose jo ka sjell super foto të nxehta të cilat vinë si një dhuratë e saj për këtë festë ndërkombëtare të gruas.
Dafina paraqitet në të brendshme të zeza, por e rregulluar me grim e ku në këtë foto theksohen format e saj trupore, shkruan GazetaExpress.

Kurse në foton tjetër ajo shihet në një vaskë me shampu ngjyrë rozë dhe trëndafila të bardhë.
Grimi, për këtë fotosesion është bërë nga tashmë e njohura Sellma Kosumovic, kurse flokët i janë rregulluar nga Kaci.
Fotografitë e fundit të Dafinës janë realizuar nga Fioralba Kryemadhi kurse të brendshmet janë punuar enkas nga stilistja Diana Qerimi.
Daffy me këto foto sikur është duke e paralajmëruar një befasi por që ende nuk ka vendosur që atë t’ia tregojë publikut të saj. /GazetaExpress/


















