Juventus në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

E publikuar: 07/03/2018 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka mposhtur Tottenhamin 1 me 2 në Londër për të siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pas barazimit 2 me 2 në Torino, “Zonja e Vjetër” u tregua më e fortë në Londër për të kaluar në mesin e tetë më të mirëve në Evropë.

Heung-Min Son shënoi i pari për Tottenhamin në minutën e 39-të, ndërsa Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala shënuan në pjesën e dytë për të siguruar fitoren e ekipit të Massimiliano Allegrit.