Nënkryetari i Kuvendit- Deputetes së VV’së: Mos thirrni për luftë nga parlamenti

E publikuar: 07/03/2018 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka dnërprerë fjalën deputetes së VV’së, Fitore Pacollit. Kjo e fundit në fjalimin e saj në seancën e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR ka folur se si pushteti e ka kap shtetin. Sipas saj të gjitha pushtetet deri më sot zgjodhën rrugën e shkatërrimit. Tutje Pacolli nga foltorja e Kuvendit ka bërë thirrje për protesta nga ana e studentëve, shkruan Express.
E fjalimin Pacollit ia ka ndalur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. AI thotë se nuk lejon që nga Kuvendi të bëhen thirrje të tilla. Haliti thotë se VV’ja e ka djegë parlamentin e Kosovës.

“Nuk ka me thirë për luftë nga paralamenti,. Ju e keni djegë Parlamentin e Kosovës, i keni djegë rrugët. Ju e keni djegë parlamentin e Kosovës. Shko në vend sa nuk të ka çua policia”, i ka thënë Haliti Pacollit të VV’së.

Por pak minuta më pas nënkryetari i ka dhënë sërish fjalën Pacolit rreth kësaj çështjeje.