Bleona sërish në kryetitujt e mediave! Lanson këngën e re pas një kohe të gjatë

E publikuar: 07/03/2018 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Bleona Qereti solli një befasi të këndshme për fansat.

Pas një periudhe të gjatë kohore ajo ka publikuar projektin e ri muzikor të cilin e ka lansuar në Youtube pa klip, veç me tekst, shkruan lajmi.net

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bleona nëpërmjet postimit të fundit në Instagram.

‘Whicked Love’ quhet kënga e saj e re të cilës sigurisht se nuk do t’i mungoj as klipi.

Kujtojmë se Bleona u shfaq sërish në kryetitujt e mediave rozë për këtë arsye pas paraqitjes së saj në Oscars me veshje tejet provokative./Lajmi.net/