Rrëshqitja e gurëve në rrugë, bllokohet dogana që lidh Shqipërinë me Maqedoninë

E publikuar: 07/03/2018 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë probleme në të gjithë Shqipërinë.
Ka pasur edhe rrëshqitje të dherave dhe gurëve.

Edhe Dogana e Trebishtit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në rrugë.

Rrëshqitja ka ndodhur në pjesën e territorit shqiptar dhe sipas raportimeve rruga është bllokuar në dy kahet. Rruga ka rrëshqitur në rreth 30 m gjatësi./syri.net/