Sllovakia s’e njeh Kosovën, jo për shkak të Serbisë, por për shkak të parimeve

E publikuar: 06/03/2018 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çështja e Kosovës është e vështirë për Serbinë dhe është një nga kushtet për Serbinë, sepse BE nuk do të vendoset në pozitën e gjyqtarit, thotë ministri i jashtëm i Sllovakisë, Ivan Korçog.

Shefi i diplomacisë sllovake përsëriti se Sllovakia nuk do ta pranojë Kosovën, jo për shkak të Serbisë, por siç thotë, për shkak të parimit, transmeton KosovaPress.

“Ne nuk do ta pranojmë Kosovën, jo për shkak të Serbisë, por për ne kjo është çështje parimi dhe mbetet e qëndrueshme”, tha Korçog./koha.net/