Të mërkurën seancë e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR

E publikuar: 05/03/2018 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit që u mbledh sot ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për përjashtimin e Agjencionit Kosovar të Akredimit nga EQAR.
Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes ka bërë të ditur se veç kësaj, edhe të enjten do të mbahet një seancë për dhunën në familje. Pikërisht me rastin e 8 marsit, ditës së gruas.

“Debati për përjashtimin e Kosovës nga EQAR do të mabhet të mërkurën në ora 11:00. Kurse u vendos që të enjten të ketë seancë parlamentare për dhunën në familje”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se në këtë mbledhje të Kryesisë nuk është diskutuar për Demarkacionin. /Lajmi.net/