Rifat Jashari, vëllau i komandantit Adem Jashari ka mbajtur një fjalim tejet emocionues në parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që u mbaj për nder të Epopesë së UÇK-së.
“Sot përpara janë djemtë tanë, bijat tona, dhe komanda bëhet në gjuhën shqipe. Gjuha serbe në këto troje më nuk do të komandohet”, tha Rifat Jashari.
Vëllau i komandantit legjendar pati një thirrje edhe për krerët e shtetit.
Kërkoi nga ta që të bëhen bashkë dhe ta çojnë Kosovën drejt zhvillimit.
“Ne pasardhësit e kemi obligim moral e të domosdoshëm, që për hir të gjakut e luftës, të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe ta çojmë Kosovën përpara ashtu siç na ka hije”, deklaroi Rifat Jashari.
Ndryshe në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve dhe të korit diplomatik./rtklive/















