Simeone thotë se Messi e bëri dallimin në “Camp Nou”, ku Barcelona e mposhti 1-0 Atletico Madridin.
Barcelona e ka mposhtur Atletico Madridin falë magjisë së Lionel Messit, që realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 26-të, që doli të jetë gol i tri pikëve.
Pas ndeshjes, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, tha se ndeshja ishte shumë e ngushtë dhe se diferencën e bëri Messi, me të cilin në skuadër do të kishte fituar edhe Atletico.
“Messi? Ai është lojtar i veçantë. Ishte një ndeshje shumë e ngushtë dhe nëse ai (messi) do të luante për ne, do të kishim fituar”, u shpreh Simeone. /Gazeta Express

















