Dhurata e Ronaldos për djalin e Raulit për ditëlindje

E publikuar: 03/03/2018 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jorge Gonzalez ka marrë si dhuratë për ditëlindje një fanellë me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve, të cilën ia dhuroi Cristiano Ronaldo.
Jorge mbushi 18 vjet ditë më parë, ku babai i tij, legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, ia bleu një veturë. Por, dhurata më e mirë duket se për 18 vjeçarin është fanella që ia dhuroi Ronaldo me nënshkrimet e gjithë lojtarëve të Los Blancos.

Ai e ka postuar këtë foto në rrjetet sociale, teksa ka shkruar numrin 18, duke treguar se është dhuratë për 18 vjetorin e lindjes