Mirëpo ky medium, përpos suksesit të Dua Lipës, ka folur edhe për bukurinë e saj, saktësisht prej kujt e ka trashëguar bukurinë ajo.

“Shqiptarja nuk e ka pushtuar Hollivudin vetëm me bukuri por edhe me zë. Dua Lipa tashmë është seks simbol, por gjenet e bukurisë i ka nga nëna e saj”, thuhet mes të tjerash në Kurir, transmeton kultplus.

Dua e trashëgoi talentin nga babai Dukagjini, pasi që ai ka bërë muzikë për dekada në Kosovë, ndërsa ajo sigurisht që bukurinë e “ka marrë” nga e ëma, thuhet në këtë artikull, për familjen Lipa, ku vajza e saj tashmë ka pushtuar botën në të katër anët.


















