Ai është pyetur se cilën prej motrave Vjollca preferonte duke qenë se ka punuar me të dyja, si me Marinën si me Luanën. Por atij nuk i është dashur shumë kohë të përgjigjet pasi menjëherë ka thënë emrin e Marinës.
“Të dyja janë të mira, janë shumë interesante, por unë preferoj më shumë Marinën, Marina është më e bukur. Marina është super! Ke parasysh shprehjen t’ia këpusësh kokën? Ashtu është Marina. Sa i përket moderimit të dyja janë komode, por me Marinën kam bashkëpunim më të gjatë, prej dhjetë vitesh tashmë. Çfarëdo projekti t’i japësh ajo e bën. Marina është shumë e mirë”,-u shpreh Manushi.
Ai dhe Marina kanë prezantuar për një kohë të gjatë “Proçesin Sportiv” në Top Channel.

















