Aktori vet tregoi më tej se do të jetë një moderatore. “Ajo nga 100 fjalë, 98 i ka gafa”, tha ai.
Xhemi Shehu tregoi se së bashku me Salsanon do të sjellin “Romeo dhe Zhuljetën”. “Do t’i sjellim në epoka të ndryshme.Do ta nisim nga epoka e Skënderbeut”, zbuloi ajo.
Ndërkohë, Delinda Zhupa thotë se do të jetë në “Portokalli” me dy personazhe. “Kam dy personazhe, psikologen që kisha edhe sezonin e kaluar dhe Fotinin. Por do të kem edhe role te tjera rikthim personazhesh të vjetër”, ka treguar Delinda.
Simbolika do të jetë ‘Peshku i madh’, një pseudonim i përdorur së fundmi shumë në politikë. I pyetur në lidhje me këtë tematikë, Altin Basha, premtoi që do e kapin ‘Peshkun’, por emisioni nuk do të jetë tërësisht politik, megjithëse kjo e fundit do jetë goxha e pranishme./revistawho.com

















