VV-ja kundër demarkacionit, e merr sërish peticionin në Kuvend

E publikuar: 28/02/2018 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka arritur në sallën e Parlamentit ku me vete kanë edhe peticionin e 200 mijë qytetarëve të Kosovës që kishin kundërshtuar Demarkacionin dhe Zajednicën
Deputetët Vetëvendosjes tashmë kanë arritur në sallë bashkë me peticione të shumta të cilat po mbajnë para vetes në shenje proteste kundër ratifikimit të demarkacionit.

Mbeten edhe pak minuta deri në fillimin e seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes kufitare të Kosovës me Malin e Zi./GazetaExpress/