Buffon: Italia duhet ta ftojë Balotellin

E publikuar: 27/02/2018 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianluigi Buffon beson se Mario Balotelli meriton një mundësi tjetër në Kombëtaren e Italisë
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka folur për mundësinë e kthimit në Kombëtare të sulmuesit Mario Balotelli.

Italiani beson për atë q ka bërë në dy vitet e fundit, duhet të konsiderohet kthimi i tij.

“Balotelli në ekipin Kombëtar? Mendoj se Mario, për atë që ka bërë në dy vitet e fundit, meriton vëmendje dhe duhet të merret në konsideratë”, tha Buffon për Tiki Taka.

“Në fund të fundit po flasim për një talent që ndoshta kurrë nuk e përmbushi potencialin e tij, por futbolli italian shpreson se ai tashmë është më i matur”.

Trajneri i Italisë, Luigi Di Bagio shumë shpejtë pritet të publikojë listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore ndaj Argjentinës dhe Anglisë që zhvillohen në fund të marsit. /Express/