Ish frontmeni i rok grupit “Kthjellu”, Mentor Haziri, që tani bën solo-karrierë dyfishe, në mes të Irlandës dhe Kosovës, ka realizuar këngën e tij të radhës “When I Hear Your Name”.
Kënga mban vulën e “Ventury Studios” së Irlandës, kurse muzika është punuar nga Keith Cullen JJ Daly, i cili ka shkruar po ashtu edhe tekstin e kësaj kënge.
Interesante është se kënga është incizuar me orkestrën e televizionit irlandez RTE.
Ndërkaq, në videoklipin e këngëtarit ka diçka kosovare megjithatë përpos Mentorit, është kjo ish Miss Kosova dhe Shqiperia Agnesa Vuthaj. /GazetaExpress/

















