Anulohen të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

E publikuar: 27/02/2018 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka anuluar të gjitha fluturimet për sot shkaku i motit të ligë.
Tri fluturime për Bazel, Londër dhe Stamboll, të cilat planifikoheshin të bëheshin sot janë anuluar, njofton ANP-ja.

Për sot ishin paraparë edhe tri aterrime në Aeroport, por janë anuluar./GazetaExpress/