Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar me dekorimin e personaliteteve me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë.
Ai sot ka dekoruar komandantin e FSK’së, gjeneralin Rrahman Rama.
“Gjenerali Rama ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, derisa tash e dy dekada ka ndihmuar në transformimin dhe zhvillimin e FSK’së”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
Disa personalitete e kanë refuzuar dekorimin nga presidenti Thaçi, përfshi këtu edhe ish bashkëpunëtorë të tij të dikurshëm.
Jakup Krasniqi,Fatmir Limaj, Hydajet Hyseni, Rexhep Selimi, Veton Surroi, Rexhep Qosja, Sylejman Selimi, Kolë Berisha e disa të tjerë e kanë refuzuar dekorimin nga presidenti Thaçi./GazetaExpress/
















