Ministrja serbe e Ndërtimtarisë Zorana Mihajloviq ka deklaruar se deri në fund të vitit Qeveria e Serbisë do të mund të shpallë tenderin për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar.
Ministrja për Rts ka thënë se Serbia ka përfunduar dokumentacionin e nevojshëm dhe se investimi në këtë rrugë, e cila ende quhet “Rruga e Paqes”, është 200 milionë euro.
“Në buxhet kemi ndarë rreth 200 milionë euro për autostradën Nish–Merdar, e cila është e rëndësishme edhe për njerëzit tanë në Kosovë“, ka thënë ajo.
“Serbia po zhvillon politikë serioze dhe nuk kemi problem me paratë. Për rrugën Nish–Merdar, është përfunduar dokumentacioni projektues. Serbia është i vetmi vend nga Europa Juglindore që ka përgatitur projekte dhe që i ka siguruat mjetet”, ka theksuar ajo./GazetaExpress/
















