Jean-Claude Juncker, President of the European Commission, holds his 7th Europe speech The State of Europe on the anniversary of the fall of the Berlin Wall on November 9, 2016 in Berlin. / AFP / TOBIAS SCHWARZ (Photo credit should read TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images)
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker gjatë qëndrimit të tij në Tiranë tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shikojnë 2025 si datë kur ndonjëra prej tyre mund t’i bashkohet BE-së.
Junkcer ka thënë se viti 2025, është ‘datë e mundur për të hyrë’ në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për të preferuarat, raporton Reuters.
“Në kundërshtim me ato që lexojmë kudo, Komisioni dhe unë nuk themi se Serbia dhe Mali i Zi do të bëhen anëtare në vitin 2025”, ka thënë Junkcer, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i plotësojnë të gjitha kriteret për anëtarësim.
Reuters kujton se Serbia dhe Mali i Zi shihen si favoritë për t’u bashkuar me BE-në dhe se Shqipëria dhe Maqedonia presin të marrin ‘dritën jeshile’ për të nisur negociatat e pranimit në BE, në muajin qershor.
Presidenti i KE-së, së bashku me komisionerin Johannes Hahn sot do të vizitojnë Beogradin ku do të diskutojnë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.