Konsulli Cana: Nuk është hera e parë që sulmohet Konsullata në Francë

E publikuar: 26/02/2018 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konsullata e Kosovës në Strasburg të Francës është sulmuar gjatë fundjavës.

Aty është vjedh flamuri i Kosovës dhe është shkatërruar stema e shtetit.

Konsulli i Kosovës, Edon Cana ka treguar për klankosova.tv se sot në mëngjes në orën 08:00 kur ka dalë në vendin e punës ka vërejtur se Konsullata është sulmuar.

“Nuk është hera e që sulmohet Konsullata. Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe tre vjet më parë. Atëherë ka pasur edhe mbishkrime në mure, si: ‘Vive ka grande Serbie’ që nënkupton ‘Rroftë Serbia e Madhe. Edhe atëherë u pati vjedh flamuri dhe është pati shkatërruar stema”, ka thënë Cana, njofton Klan Kosova.

“Nuk kemi mundur që përmes kamerave të vërejmë ne se kush e ka kryer sulmin pasi që Konsullata ka alarm dhe kamera për brenda, por jo edhe jashtë”.

“Pamjet e kamerave përreth i ka marr policia dhe po i heton. Autoritetet këtu janë mbështetëse dhe bashkëpunuese. Sot më ka telefonuar zyrtari më i lartë i Prefektit i cili më ka siguruar që të gjitha masat do të ndërmerren për të hetuar sulmin”.

Cana ka pohuar se përveç vjedhjes së flamurit dhe dëmtimit të stemës shtetërore nuk ka dëme të tjera.

“Nuk ka dëme tjera sepse ne gjendemi në një vend shumë publik dhe si duket ky veprim ka ndodhur me nguti”.

Ai ka thënë se nuk mund të dinë motivet e sulmit dhe se beson që autoritetet franceze do të kryejnë hetimet dhe në fund të kenë lajm për Konsullatën.