Shtyrja e dytë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e cila ishte thirrur me piken e vetme të rendit të ditës, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, ka bërë edhe me të pa qartë qëndrimet e partive opozitare lidhur me këtë çështje.
Deputeti i grupit parlamentar të AAK-së Rasim Selmanaj, në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se është i habitshëm veprimi i sotëm i opozitës në lidhje me draft ligjin për demarkacionin.
“Draft ligji është para deputetëve i cili me këtë propozim edhe është thirrur seanca e jashtëzakonshme dhe mendoj se ratifikimi duhet të ndodh”, ka thënë Selmanaj.
Ndërsa i pyetur se çka pritet në seancën e ardhshme e cila mbahet të mërkurën, Selmanaj ka thënë se pret bashkëpunim nga deputetet e LDK-së lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin sepse sipas tij nuk ka asnjë arsye të kundërshtohet ky draft ligj të cilin e ka sjellë Qeveria e Kosovës.
“Unë dua të besoj që në seancën e ardhshme deputetet e LDK-së të reflektojnë sepse nuk e kanë asnjë arsye që ta kundërshtojnë draft ligjin të cilin e ka sjell në Kuvend, Qeveria e Kosovës. insistimi jonë është që raporti i zotit Shpejtim Bulliqit të bëhet me ligj sepse janë shumë argumente dhe fakte që ka pas gabime prandaj marrëveshja e 2015, raporti i Bulliqit dhe deklaratat e dy presidenteve mendoj se është zgjidhja më e mirë për të dalë prej kësaj situate dhe ti hapim rrugë liberalizimit të vizave”, ka thënë Selmanaj. /Indeksonline/