LDK-ja kushtëzon votimin e demarkacionit

E publikuar: 22/02/2018 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi parlamentar i LDK-së ka kushtëzuar votimin e demarkacionit. Për këtë shkak është duke ndodhur edhe vonesa e nisjes së seancës në të cilën do të dalë në votim demarkacioni me Malin e Zi.

Dy zyrtarë të lartë qeveritarë i kanë thënë KTV-së, se LDK-ja ka kërkuar që nga projektligji të largohet raporti i Shpejtim Bulliqit.

“Është shumë më e vështirë sesa duket kjo punë. LDK po kërkon ta heqim krejtësisht raportin e Bulliqit. Por nëse ne pranojmë ta heqim atë, atëherë nuk i kemi votat”, kanë thënë këto burime./koha.net/