Vonohet nisja e seancës për votimin e Demarkacionit

E publikuar: 22/02/2018 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse është paraparë që seanca të nis në ora 11:00, e njëjta ende nuk ka filluar. Megjithatë, deputetët tashmë kanë filluar të mblidhen në sallën e Kuvendit.
Aktualisht aty është edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i Kuvendit Kadri Veseli, raporton Express.

Haradinaj shihet duke biseduar me deputetët e LDK’së. Këta të fundit ende nuk kanë dhënë qëndrim të qartë se si do ta votojnë Demarkacionin.

Demarkacioni u dërgua në Kuvend, pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi u morën vesh që me anë të një aneks-marrëveshjeje të jetë i mundshëm korrigjimi i vijave kufitare edhe pas ratifikimit.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave./Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vonohet-nisja-e-seances-per-votimin-e-demarkacionit-503009/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright