Në fakt, Dua kishte të veshur një fustan ngjyrë rozë të çelur, shumë të madh që ngjasonte si pulëbardhë.
Interesante është se Dua dhe Rita kanë pasur pak a shumë stilin e njëjtë në paraqitje sonte.
Ndërkohë edhe dizenjator të modës kanë folur për fustanin e Duas, të cilin e kanë konsideruar tepër të veçantë dhe interesant.

Dua deri me tani ka marrë dy çmime; çmimin për artisten më të mirë femër dhe artisten më të mirë debutuese, ndërkohë nuk e ka fituar çmimin “kënga solo më e mirë britanike”.
Ajo është në garë edhe për dy çmime të tjera deri në fund të eventit. /GazetaExpress/























