Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov ka thënë sonte se vendi i tij nuk do të rrijë anash nëse SHBA-ja inkuadrohet në dialogun Beograd- Prishtinë dhe nëse merr ftesë nga Serbia që të përfshihet në të, transmeton Koha.net.
Ai, siç përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug, ka thënë se BE duhet të ndërmarrë hapa shtesë për ta arsyetuar besimin që e ka marrë në ndërmjetësim të dialogut.
Lavrov, i cili po qëndron për një vizitë në Beograd, ka thënë se Rusia nuk po ia kushtëzon Serbisë bashkëpunimin me asnjë shtet në botë./koha.net/