Më 23-24 Shkurt, Instituti Kandez i Teknologjisë mirëpret garën kibernetike @CIT Hakathon 2018 në përpjekje për të promovuar sigurinë kibernetike dhe përballjen me sfidat që ajo sjell.
Aktiviteti organizohet nga CIT me mbështetjen e Kryeministrit, kompanisë së telekomunikacionit ABCOM dhe Qendrës Protik.
Të gjithë hakerët shqiptarë që do të marrin pjesë, do të mund të testojnë aftësitë e tyre në fushën e sigurisë kibernetike me disa sistem informacioni që qeveritë Shqiptare.
Më të mirët do të kenë mundësi reale punësimi si një inxhinier sigurie, bursë të plotë për programin e Sigurisë Kibernetike pranë CIT dhe internet të shpejtësisë së lartë nga kompania ABCOM.
I organizuar përgjatë dy ditëve, gara e vërtetë pritet të shpaloset ditën e dytë, 24 Shkurt.
Axhenda e aktivitetit vijon si mëposhtë:
Të Premten, 23 Shkurt 2018
5:00 PM – CIT Premises
- Pjesëmarrësit do të mirëpriten pranë ambienteve të cilët do të kenë në dispozicion kompjutera dhe mjete bazike për skanimin dhe eksplorimin e sistemit
- Sistemi i ofruar do të sigurohet përmes LAN
- Protokollet, skenarët dhe procedura do të shpjegohen në fillim të aktivitetit
Gjithashtë pjesëmarrësit janë të lirë të sjellin pajisjet e tyre me vete, por në të tilla raste duhet specifikuar në formularin e aplikimit.
Të Shtunën, 24 Shkurt 2018
8:30 AM – Kafe Mëngjesi
9:00 AM – Fillon puna aty ku ishte lënë një ditë më parë
12:00 AM – garuesit do të vijojnë me skanimet dhe testimet dhe raportimin e gjetjeve
(Raportimet nuk duhet të dërgohen më vonë sesa 12:10 AM)
12:30 – 13:00 – Juria do të takohet dhe vlerësojë gjetje si dhe të shpallë fituesit në dhomën e konferencave të CIT.
14:00 – Mbyllja e aktivitetit
Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë mund të regjistrohen përmes kësaj lidhjeje: https://www.eventbrite.co.uk/e/meet-cit-hackathon-2018-tickets-42936246469