Projektligji për demarkacionin që iu procedua Kuvendit

E publikuar: 21/02/2018 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ia ka përcjellë Kuvendit të “modifikuar” Projektligjin për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të enjten në orën 11:00.
Këtij projektligji i është bashkëngjitur edhe një Memorandum shpjegues.

Fillimisht i bëhet një përshkrim punës së Komisionit të kaluar, deri në arritjen e marrëveshjes me palën malazeze, sipas së cilës “shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është në përputhshmëri të plotë me linjën kufitare sipas Kushtetutës së vitit 1974, me Planin e Ahtisarit dhe me Kushtetutën e Kosovës”./GazetaExpress/