Haradinaj: Kosova së shpejti pjesë e NATO-s dhe BE-së

E publikuar: 18/02/2018 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar pritja shtetërore e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për dhjetë vjetorin e pavarësisë, ku janë të ftuar mysafirë të cilët po përfaqësojnë vende të ndryshme të rajonit, Evropës dhe më gjerë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Ramush Haradinaj, uruar qytetarët për dhjetë vjetorin e pavarësisë dhe ka falënderuar ndërkombëtaret për mbështetjen dhënë Kosovës.

Haradinaj është shprehur se Kosova do të jetë së shpejti pjesë e NATO-së dhe BE-së.

“Unë duke ju uruar për dhjetë vjetorin e pavarësisë, uroj Bashkimin Evropian për anëtarin ma të ri. Uroj NATO-n për anëtarin ma të ri që po bëhet gati. Dhe njëkohësisht për anëtarin më të ri që po ju vjen. Urime e faleminderit”, ka thënë Haradinaj./lajmi.net/