Ndërkohë që ka qenë duke trajtuar një histori në rubrikën “Kam një mesazh për ty”, Arditi ka treguar edhe pengun më të madh që ka në jetën e tij.
“E vetmja gjë që kam pishman në jetë është koha që nuk kam kaluar me fëmijët e mi, pasi kam qenë duke punuar. Më dhemb shpirti për kohën e humbur me ta, ndonëse kam qenë duke punuar për ta. Sepse nuk e dimë sesa do të jemi ende këtu,”-u shpreh moderatori i njohur.
Ai është babai i dy fëmijëve Jonit dhe Annës së vogël./Gazeta Express/

















