Historia e abuzimit nga Leonard Bombaj duket se është një plagë që nuk ka në plan të mbyllet edhe pse Ajsi Xhaxhaj dëshiron ta lërë pas të kaluarën e saj, por duket se kjo është e pamundur.
E ftuar në IN Tv në emisionin “Një kat më lart” ka treguar se si çifti Bombaj po e diskutojnë sërish këtë histori.
“Unë dhe atëhere edhe tani, prindërit i kam shumë të përkushtuar ndaj meje. E dija që do flisnim për mua. Ishte lule kjo deklarata mes atyrë që kanë thënë”- tregoi Ajsi për deklaratën çiftit që kishin kërkuar ta adoptonin.
Ndër të tjera ajo shtoi se i është dashur të përballet thuajse çdo ditë me të dy pasi ata kanë hapur një qendër baleti pikërisht përballë me shtëpinë e saj.
Për Ajsi kjo ndërtesë është bërë enkas. /Gazeta Express/

















