Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nuk është ndier aspak mirë gjatë një samiti ndërkombëtarë të turizmit, kur i është kërkuar atij ta prezantojë Kosovën në gjuhën angleze.
Fillimisht ai kishte filluar t’i falënderoi organizatorët për ftesën bërë Kosovës, por fjala atij i ishte ndërprerë ku i ishte kërkuar ta vazhdojë fjalimin në gjuhën angleze.
Kjo kërkesë ngjalli një huti të madhe tek ministri Hasani, i cili për një çast mbeti pa fjalë. Menjëherë ndërhyri njëri nga anëtarët e delegacionit kosovar, duke iu shpjeguar të pranishmëve që Hasani nuk mund të flas mirë në gjuhën angleze.
Ai pastaj mori përsipër që ta përkthejë në gjuhën angleze fjalimin e ministrit Bajram Hasani./Insajderi.com