Pas konferencës për medie, këngëtarja shkoi në takim te Haradinaj i cili e priti atë dhe i dhuroi një hartë të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“E falënderoj nga zemra për ardhjen, për këtë mundësi me qenë bashkë. Kosova është me fat që në 10 vjetorin e pavarësisë me ne është ylli ynë dhe i botës , e falënderoj nga zemra që ka ardhur”, tha Haradinaj dhe pastaj i dhuroi asaj hartën.
E emocionuar, Rita falënderoi kryeministrin “Faleminderit shumë”. /Lajmi.net/