Qeveria e aprovon Shkresën e dy Presidentëve për demarkacion, mungon Lista Srpska

E publikuar: 17/02/2018 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që ta aprovojë marrëveshjen e përbashkët në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe atij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq.
Haradinaj para kabinetit të tij qeveritar tha se marrëveshja e djeshme, e meriton aprovimin e qeverisë, derisa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

“Marrëveshjen e kemi para vetes, si e tillë meriton aprovimin e qeverisë së vendit dhe të ja procedojë kuvendit dhe si e tillë e kemi para vetës. Ju uroj të gjithëve për këtë të arritur të vendit tonë në kuadër të mundit të të gjithëve”, ka shtuar ai.

Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, po mbahet edhe për nder të 10 vjetorit të pavarësisë./Express/