Kështu ka thënë ylli i radhës së revistës Sports Illustrated, Myla Dalbesio e cila ka treguar se edhe është abuzuar seksualisht vetëm që të arrijë si modele, madje edhe gjatë fotosesionit ajo e ka bartur fushatën #MeToo, një fushatë për viktimat e dhunës seksuale.
30 vjeçarja ka pozuar nudo shumë fuqishëm për revistën në fjalë derisa ka pasur të veshur bikine konvencionale gjatë fotosesionit.
Fotot nudo ishin projekt i revistës që quhet “Fjalët e vet asaj”, ku modelet bënin foto artistike dhe shkruanin ndonjë fjalë në trupin e tyre.
Myla kishte bartur fjalët “e fortë brenda”, “e lundur për të bartur peshë”, “e lirë”, “unë” dhe “xhentile”.
Në një ese të kësaj kampanje, modelja kishte treguar që i ishte thënë se të jesh modele në bikine nuk është feminizëm.
Por Myla e hodhi poshtë këtë ide.
“Ne nuk jemi lavire, ne nuk jemi balena, ne nuk jemi kukulla. Ne nuk jemi lavire që kërkojmë vëmendje”, ka shtuar ajo. /GazetaExpress/





























