Aktorja tregon për tmerrin që po e përjeton si aktore e izoluar

E publikuar: 16/02/2018 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja Susan Sarandom ka treguar se aktivizimi i saj u shua nga bashkëmoshatarët e saj …por pranon “se nuk i bie pishman” për pikëpamjet e saj ndaj Hillary Clinton dhe skandalit për abuzim seksual të Weinstein.

Susan Sarandom ka dhënë detaje se si ky aktivizëm bëri që ajo të “izolohet” nga miqtë e saj në Hollywood.

Duke folur për Sydney Saturday Extra, aktorja ka pranuar se ajo nuk kishte turp dhe se mbron me vendosmëri opinionin e saj negativë për Hillary Clinton dhe fushatës së saj të fundit për presidente të SHBA si dhe ka folur për lëvizjen #MeToo, pas skandalit për abuzim të aktorit Harvey Weinstein.

Megjithatë, fituesja e Oscarit që ka 71 vjet, ka pranuar se këto qëndrime të forta kishin një çmim – e lanë atë të vetëm në këtë fushatë dhe jashtë industrisë.

Madje ajo ka marrë edhe kërcënime më vdekje gjë që po e tmerron aktoren e njohur. /GazetaExpress/