Raportuesi për Kosovën në PE e konsideron marrëveshjen me Malin e Zi, si hap të rëndësishëm për vizat

E publikuar: 16/02/2018 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot me Malin e Zi. Ai thotë se vendi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt heqjes së vizave.

“Mirëpres progresin mes Malit të Zi dhe Kosovës për çështjen e demarkimit të kufirit. Është një hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Soltes në Twitter.

Gjatë kësaj jave, Soltes kishte bërë thirrje te politikanët kosovarë të ratifikojnë Demarkacionin sa më parë, në vend se ta fajësojnë BE-në për mosliberalizimin e vizave.

“Është e padrejtë që të fajësohet Bashkimi Evropian për diçka që ka për obligim të bëjë Kosova, në këtë rast ratifikimi i Demarkacionit”, ka thënë Soltes.