Haradinaj homazhe për Pavarësi te varri i Rugovës

E publikuar: 16/02/2018 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj një ditë para Ditës së Pavarësisë bëri homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
Pas homazheve në Prekaz e te shtatorja e Zahir Pajazitit, Ramush Haradinaj nderoi te varri edhe ish-Presidentin Ibrahim Rugova.

“Urime 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Në këtë 10-vjetor nderojmë sakrificën e Ibrahim Rugovës dhe veprën e tij për Pavarësinë e Kosovës”, tha kryeministri Ramush Haradinaj pas homazheve te varri i Ibrahim Rugovës.

Në këto homazhe së bashku me kryeministrin ishte edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxha dhe ministrat Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Dhurata Hoxha, Abelard Tahiri.

Haradinaj sot në Prekaz tha se duhet të ndërmerren të gjitha masat për shpëtimin nga rrënimi i kullave të Jasharëve./GazetaExpress/