Barbadosi është shteti i 117-të që njeh Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar për njohjen që shteti i Barbados i ka bërë Kosovës.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, tha se festa sapo ka filluar.
“Festa e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës sapo ka filluar. Barbados është shteti i radhës që njeh Kosovën. Urime gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Shteti i Barbadosit sot zyrtarisht ka njohur si shtet Republikën e Kosovës. Barbadosi është një shtet ishull në Karaibe me një sipërfaqe prej 439 km katrorë dhe me rreth 277,821 banorë./21Media



















