Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar për njohjen nga Barbadosi, duke e konsideruar si lajm mëse të duhur për Kosovën në vigjilje të festimeve për 10 vjetorin e pavarësisë.
Hoxhaj ka përgëzuar ministrin Pacolli për këtë njohje ndërsa ka falënderuar kryediplomaten e Barbadosit Maxine McClean. “Një lajm mëse i duhur për Kosovën njohja nga Barbadosi.
Në prag të dhjetë vjetorit të pavarësië, shteti jonë po hap dyert e botës çdo ditë e më tepër.
Përgëzime ministrit Pacolli dhe mikeshës time, kryediplomates Maxine McClean për njohjen”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. Njohja nga Barbadosi është njohja e 116 e Kosovës./zeri.info/