Ministrja e Internimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se financimi i modernizimit të hekurudhave në Kosovë, nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), paraqet një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-BE.
Në ceremoninë e mbajtur sot ku u bë e ditur se BERZH do të financojë modernizimin në tre faza të infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, me vlerë prej 39.9 milionë euro, Hoxha ka thënë se ky investim do të jetë nxitje më e madhe për ekonominë e Kosovës, shkruan Lajmi.net.
“Ngjarja e sotme është një tjetër moment i rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-BE. I falënderova, në veçanti Komisionin Evropian për mbështetjen e financimit të rehabilitimit të vijës hekurudhore X. Linja X do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë BE-së dhe do të shërbejë si një nxitje më e madhe për ekonominë e Kosovës. Që nga fillimi i procesit të Berlinit kemi bërë një rrugë të gjatë. Në pak muaj ne do të kemi edhe më shumë të arritura”, ka thënë Hoxha.
















