Thaçi për TRT-World: S’ka rrethanë që mund t’i cenojë raportet me miqtë ndërkombëtarë

E publikuar: 14/02/2018 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Televizionin TRT World ka theksuat se në jetën e tij kishte tri objektiva jetësore, të cilat u shndërruan më vonë në qëllime politike.

“E para ka qenë liria që e kemi arritur në qershor të vitit 1999, e dyta ka qenë bërja e Kosovës së pavarur dhe sovrane që e kemi arritur në vitin 2008, dhe tash jemi në fazën e tretë atë të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë Thaçi për televizionin turk, i cili transmetohet në gjuhën angleze.

Ai ka theksuar se nuk ka rrethanë, nuk ka çmim që mund të cenojë raportet e përjetshme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.