Haradinaj e nxjerr gardën për Kryeministrin Markoviq

E publikuar: 14/02/2018 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, është pritur me nderimet më të larta shtetërore në vizitën e tij në Prishtinë.
Markoviq kishte paralajmëruar vizitë për javën e shkuar, por ajo u anulua për shkak të pamundësisë të aterrimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si pasojë e mjegullës së madhe, shkruan Express.

Bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të jetë temë diskutimi mes tij dhe krerëve kosovarë.