Si e nxori Kancelari austriak zëvendësin e tij para mediave për t’u sqaruar rreth Kosovës

E publikuar: 14/02/2018 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sebastian Kurz, Kancelari i Qeverisë austriake ka dalë sot në një konferencë për media me zëvendëskancelarin Heinz Christian Strache, para mbledhjes së Qeverisë së atejshme, ku kanë bërë sqarime edhe rreth deklaratave të Strache kundër Kosovës.
Vetë Kancelari Kurz tha se çështja e njohjes së Kosovës është e përfunduar.

“Austria ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Deklaratat e Kurz dhe Strache mund t’i ndiqni në këtë video./GazetaExpress/